top of page

Acerca de

Photo May 16, 10 33 43 PM (1).jpg

Rreth Nesh

Fondacioni i Nënës dhe Fëmijës "PETAL"

Fillimisht dëshiroj të theksoj faktin se:

  1. O.B.Sh. ka miratuar një kuadër rregullator për raportimin e monitorimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor të nënës dhe fëmijës

  2. Ky kuadër përmban indikatorët e vlerësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor për nënat e fëmijët,

  3. Sygjeron që të zbatohen aktivite, të zbatueshme lehtësisht dhe sa më pranë komunitetit

  4. Rëndësi i kushtohet monitorimit të gjëndjes në vazhdimësi.

Mbështetur në këto rekomandime si dhe duke njohur kushtet në vend:

  1. Fondacioni synon të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor falas, sa më pranë komunitetit.

  2. Të zbulojë rreziqet shëndetësore, për nënën dhe fëmijën.

  3. Të identifikojë rrethana social-kulturore, të cilat mund të bëhen shkak për ndërlikime në shëndet.

  4. Të kryej studime, për dokumentimin e situatës, mbi shërbimin ndaj nënës dhe fëmijës.

  5. Të propozojmë ndërhyrje, që duhen zbatuar në nivel të institucioneve për të fuqizuar një shërbim shëndetësor sa më të plotë dhe të vazhdueshëm

Planifikimi i Ndërhyrjeve

  1. Kemi mbajtur parasysh se, për një program të mirë dhe për zbatimin e ndërhyrjeve “logjike“ duhet që ndërhyrjet ti planifikojmë bazuar në të dhënat që kemi mbi shëndetin dhe shërbimet shëndetësore

  2. Me kanë informuar shumë të dhenat ekzistuese nga dy studimet mbi Demografinë dhe Shëndetin në Shqipëri të zbatuara nga MSH, ISHP, INSTAT me mbështetjen e të gjithë donatorëve në vend. (2007-2008) & (2018-2019)

    1. Studimet vënë në dukje se ka ende diferenca mes rajoneve lidhur me aksesin e cilësinë e shërbimeve.

    2. Kërkohet punë më tej, për të bërë funksional rajonalizimin e këtyre shërbimeve

 

Disa nga Aktivitetet

 

Vizita dhe konsultime jashte Tiranës:

  1. Vizita direkte depistimi, në zonat me mungesë personeli.

  2. Përcaktimi i problemeve të komunitetit, nëpërmjet pyetësorit.

  3. Biseda mbi edukatën shëndetësore.

  4. Këshillime mbi rritjen e shëndetshme të porsalindurit.

Aktivitete me vëmendje të veçantë me personelin

  1. Bashkëpunim me personelin mjekësor.

  2. Vizitat do kenë dhe efekt trajnues.

  3. Parimet bazë të përdorimit të ekografisë.

  4. Shkëmbim eksperience mbi protokollet e ndjekjes së shëndetit të nënës dhe fëmijës.

  5. Vendosje ura komunikimi për të ardhemen.

 

Aktivitete me vëmendje të veçantë në Tiranë

 

Vizita dhe konsultime në Tiranë

  1. Vizita ekografike dhe konsultime falas për familjet me asistencë sociale.

  2. Bashkëpunim me konsultoret, për identifikimin e rasteve.

  3. Bashkëpunim me institucionet publike për trajtim të mëtejshëm.

  4. Dokumentimi i rasteve, për ndjekje në vazhdimsi.

Synojmë punë të vazhueshme, për të siguruar qëndrueshmëri të aktiviteteve që do të zbatojmë.

  1. Mund të them se kam besim të plotë se do të kem bashkëpunim me koleget mjeke, infermjer e mami, me të cilët kam patur e kam fatin e mirë të bashkëpunoj prej vitesh dhe njoh nga afer punën e palodhur e përkushtimin e tyre

  2. Shënim: Përpiqemi të lemë jashtë politikën në diskutimet mjekësore, por është fakt i njohur mirë nga specialistët e shëndetit publik, që përmirësimet e Shëndetit Publik dhe të Reformave në Shëndetësi kanë parakusht qëndrueshmërinë politike…

bottom of page